Lexuesve shqiptar në përgjithësi e sidomos studiuesve dhe hulumtuesve që merren me hulumtimin e çështjeve politike do të preferoja këtë libër për lexim, pasi që do të mund të njihen për së afërmi me mospajtimet politike që kanë ndodh në mes sahabëve (shokëve) , të cilin autori arab Shenkiti e prezanton me një qasje racionale, objektive, reale kundrejt asaj qasjeje të gjer tanishme të njohur në historinë islame, e ashtuquajtur si ” agresivitet emevit” apo “qerbelaizmit shi’it”.
Libri i Shenkitit jep të dhëna lidhur me mospajtimet politike që kanë ndodhur gjatë shekullit të parë të kalendarit mysliman ndërmjet sahabëve (shokëve), me ç’rast i prezanton të dy anët e medaljes, duke cek se:“Të mësuarit e historisë së të parëve, qoftë ajo e sahabëve apo tjerëve duhet ofrojë paraqitjen e figurës së plotë, me të dyja anët e saj të ndritshme dhe të errëta, të qëlluara dhe të paqëlluara, e që nganjëherë janë të stërngritura. Pasi që historia e njerëzve mbetet histori e atyre që janë nga mishi e gjaku, e jo histori e melaikëve që janë të krijuar vetëm për të adhuruar pa dhënë ndonjë mund”.
Reviews
There are no reviews yet.